NGA SPANJA: E ardhmja e Brahim Diaz është e shkruar, me apo Zidane te Reali!

E ardhmja e Brahim Diaz mbetet ende për t’u shkruar.

Fantazisti spanjoll arriti verën e kaluar me formulën e huazimit nga Real Madrid, me premtimin për të biseduar në të ardhmen mbi mundësinë e qëndrimit ose jo te kuqezinjtë.

Sezoni i Diazit deri më tani konsiderohet pozitiv. Lojtari i ri arriti të jepte kontributin e tij te Milani si si titullar ashtu edhe gjatë ndeshjes si zëvendësues.

E ardhmja shfaqet në duart e tij: në verë futbollisti tregoi pak prirje për tu ndarë përgjithmonë nga Reali. Lamtumira e Zidane nga stoli blancos – francezi e vlerëson shumë Diaz – megjithatë mund të ndryshojë kartat në tryezë.

Diaz është përshtatur mirë në Milano dhe marrëdhënia me shokët e tij të skuadrës është e shkëlqyeshme. Këta elementë nuk mund të injorohen. Ndjesia është se një vendim nuk është marrë ende.

Nga Spanja, megjithatë, mendimi është i ndryshëm, siç raportohet nga “Ok Diario”. Brahim Diaz do të ishte gati të kthehej në Madrid për të qenë “blerja e parë” e Realit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu