NGA SKOCIA: Maldinit i ka mbetur në mendje francezi i Celtic, tentativë në janar për sulmuesin

Midis angazhimeve në Serie A dhe shortit të raundit të 32 të Europa League, Milani po mendon gjithashtu për seancën e ardhshme të merkatos dimërore.

Përtej temave të rinovimeve dhe rritjeve të disa rrogave, drejtuesit kuqezi janë përqendruar gjithashtu në çdo goditje për të përforcuar skuadrën e Stefano Piolit.

Përveç mbrojtësit qendror, Maldini dhe Massara po mendojnë të forcojnë sulmin duke konsideruar blerjen e një zëvendës Ibrahimovic.

Drejtuesit kuqezi shpesh kanë përsëritur se blerja e një sulmuesi do të vijë vetëm në rast të një mundësie merkatoje: një emër i ndjekur fshehurazi sipas shtypit skocez është ai i Odsonne Edouard.

Sipas portalit skocez Daily Record, Maldini dhe Massara janë mahnitur nga performanca e sulmuesit në San Siro dhe kanë regjistruar emrin e tij midis kandidatëve të kualifikuar për rolin zëvendës Ibra.

Emri i Edouard nuk është ndër më të famshmit në teatrin evropian të futbollit, por profili i sulmuesit francez është i njohur.

Celtic news: I don't regret leaving PSG for Scotland – Odsonne Edouard |  Goal.com

Pasi u rrit në sektorin e të rinjve të PSG, futbollisti i datëlindjes 1998 hyri në futbollin e të mëdhenjve me fanellën e Toulouse me të cilën, në moshën 18 vjeç, ai shënoi një gol në 16 paraqitje në Ligue 1.

Pas disa ngjarjeve të pakëndshme gjyqësore (lojtari qëllon një kalimtar me një pistoletë ajri dhe dënohet me katër muaj burgim, me dënim me kusht), shkon në huazim në 2017 te Celtic.

Në sezonin e tij të parë në Skoci, Edouard shënoi 11 gola në 29 paraqitje, shifra që bindin skocezët ta blejnë atë për 11.4 milion euro.

Prej atëherë historia e dashurisë fillon me Celtic me të cilin, deri më tani, ai ka shënuar 69 gola dhe 33 asist në 146 paraqitje totale.

Në “San Siro”, Edouard, megjithë disfatën përfundimtare të ekipit të tij, ofroi një paraqitje të shkëlqyeshme, duke  vënë në vështirësi mbrojtjen kuqezi dhe duke shënuar një gol kundër Donnarumma.

Karakteristikat – Sulmues i parë, i shkathët dhe i fuqishëm fizikisht (1.87 cm dhe 83 kg), Edouard është një futbollist që mund të rritet ende më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu