Nga Portugalia, objektivi kuqezi: “Milani po negocion me Porto!” Kosto dhe situata

Claudio Raimondi (gazetari i merkatos) foli për Sport Mediaset, duke shtuar një detaj të rëndësishëm të merkatos së Milanit, që është në gjurmët e anësorit meksikan Corona, i cili duket larg rinovimit me Porton:

“Corona është një profil që i pëlqen Milanit, ai mund të luajë në të djathtë, por nëse është e nevojshme ai gjithashtu mund të luajë mesfushor sulmues. Le të shohim nëse negociatat mund të zhbllokohen, ai mund të jetë mister X i merkatos”

Nga Portugalia ata janë të sigurt se në orët e fundit Milani po negocion me Porto për Jesus Corona, kontrata e te cilit me “Dragonjtë” skadon në vitin 2022.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, çmimi i lojtarit meksikan 28-vjeçar nuk do të jetë më pak se 13 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu