Nga Portugalia: Moment i keq brenda dhe jashtë fushe, gjykata merr vendim mbi Leao!

Në Portugali, çështja Rafael Leao është kryefjala. Sulmuesi i Milanit ka “fituar” faqet e para të gazetave luzitane për shkak të bllokimit të pasurive të tij.

Një histori e lidhur me të kaluarën e tij dhe lamtumirën me Sporting Lisbona në vitin 2018.

Sulmuesi i lindur në vitin 1999, i cili kaloi verën e kaluar nga Lille në Milano, u rrit në shtëpi me fanellën e Sporting Lisbonës.

Ai bëri të gjithë akademinë e të rinjve, pastaj kalimin te formacioni B dhe debutimin në ekipin e parë në sezonin 2017-18.

Historia e dashurisë midis Rafael Leao dhe Sporting Lisbonës, megjithatë, përfundoi papritur, dhe gjithashtu keq.

CAS, në fakt, e detyroi atë të paguante 16.5 milion euro për klubin e tij të vjetër, pasi prishi kontratën në mënyrë të njëanshme në verën e vitit 2018 pas agresionit të pësuar nga ekipi nga disa tifozë.

Ndërkohë, gjykata, sipas asaj që raportuan mediat portugeze, dha urdhër për konfiskimin e disave pasurive me vlerën 35 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu