Nga Polonia: “Milani gati akordin për gjigantin e mbrojtjes! 5 mln euro operacion”

Pas transferimeve të Meite, Mandzukic dhe Tomori, duket se Milan nuk do të ndalet në këtë merkato janari.

Objektivi i radhës i kuqezinjve është një mbrojtës dhe bëhet fjalë për Kamil Piatkowskin.

Sipas gazetarit polak, Krzysztof Stanowski, kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara me klubin e 20-vjeçarit.

Gjigandi i mbrojtjes ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Rakow Czestochowa dhe falë paraqitjeve të tij pozitive ka rënë menjëherë në radarin e klubeve të mëdhenj.

Mësohet se marrëveshja mund të konkretizohet për shumën e 5 milionë eurove. Pritet që ditën e mërkurë të zhvillohet një takim vendimatr mes drejtuesve dhe nëse goditja nuk finalizohet atë ditë, atëherë klubet e tjera mund të futen në garë për shërbimet e të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu