Nga numri “12” te Ibra dhe Pioli, por dhe misteri i golave që nuk feston, Rebic rrëfehet në 360 gradë!

Ante Rebic, i cili u bë një kuqezi I plotë, u intervistua nga Milan TV për të shprehur ndjenjat e tij për firmën dhe sidomos për të rrëfyer edhe disa prapaskena!

Në lidhje me nënshkrimin: “Unë jam shumë i lumtur që kam firmosur me Milanin, jam i lumtur sepse kam treguar se kam cilësitë për të luajtur këtu”

Për golat: “Edhe vitin e kaluar kur arrita këtu thashë që nuk jam sulmues, e ndihmoj ekipin në një mënyrë tjetër. Kam shënuar 12 gola, shpresoj të shënoj edhe më shumë këtë vit.”

Në lidhje me ndryshimin e numrit të fanellës: “Nuk ka asnjë arsye, unë doja të merrja 4 ose 12 edhe vitin e kaluar, por ato ishin të zënë, tani 12 ishte e lirë dhe kërkova atë”

Për Ibrahimovic: “Zlatan është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai ndihmon të gjithë ekipin, ka një ndikim të madh, është gjithmonë kënaqësi të luaj me të. Unë gjithmonë bëj punën time, tani jam duke bërë mirë, gjithashtu shpresoj të bëj më mirë”.

Lider: “Ne kemi një drejtues në stol, ai është trajner dhe tjetri është Zlatan në fushë. Tani për tani nuk kemi nevojë për të tjerë”

Për Pioli: “Ishte shumë e rëndësishme që erdhi, gjithmonë punoja mirë, ai e pa që meritoja një shans, kur erdhi kjo mundësi e bëra mirë”.

Për Milan-Bologna: “Dua të filloj me tre pikë, kjo është më e rëndësishme, nëse shënoj mirë, nëse nuk e bëj, përsëri janë tre pikë”.

Në pushimin e kufizuar midis dy sezoneve: “Ne kemi pushuar për tre javë, por gjithmonë jemi stërvitur, jemi gati për kampionatin, duam të vazhdojmë atje ku kemi ndaluar”.

Për golat: “Unë nuk kam asnjë qëllim personal, gjithmonë jap maksimumin dhe luaj sa më të mir. Duam të bëjmë më mirë se vitin e kaluar dhe të vazhdojmë të fitojmë”.

Për marrëdhënien me tifozët: “Unë jam shumë i lumtur që vazhdoj historinë time me Milanin, shpresoj t’ju shoh së shpejti në San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu