Nga lotët e lamtumirës te gjesti fisnik i pasdites së sotme! Bonaventura një kampion i madh

Pas disa vitesh me kuqezinjtë e Milanit, Jack Bonaventura u bë një lojtar i ri te Fiorentina verën e kaluar, me parametra zero pasi nuk iu rinovua kontrata me “Djallin”.

Lamtumira e Jack nga Milan ishte sigurisht e vështirë dhe e dhimbshme për mesfushorin; imazh prekës i numrit “5” në lot në qendër të “San Siro” në ndeshjen e tij të fundit me kuqezinjtë është ende në sytë e të gjithëve.

Raporti i tij me dhomat e zhveshjes është ende i shkëlqyer  dhe në fakt në fund të ndeshjes së sotme, të fituar 2-0 nga Milan me golat e Romagnoli dhe Kessie, Bonaventura përshëndeti me kënaqësi dhe dashuri të gjithë ish-shokët e tij të skuadrës, të cilët padyshim që ia kthyen me kënaqësi.

Një veprim i madh nga një njeri i madh, edhe pas një humbje, por sidomos edhe kur skuadra e tij është në krizë rezultatesh!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu