Nga Londra në Milano, gati 4 vite padrejtësi: miliona të humbura dhe dëm moral, klubi ngre zërin te italiani Rossetti!

“I ftova edhe gjyqtarët, por nuk i shoh”… Gordon Singer, djali i Paul Singer, themeluesi i Elliott, i pranishëm dje në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni Milan dhe pasi ishte ne stadium per te ndjekur sfiden ndaj Atletico Madrid ne Champions, zgjodhi rrugën e ironisë pasi klubi kuqezi pesoi ate “vjedhje te bujshme” nga gabimet e arbitrit Cakir.

Presidenti Scaroni, nga ana tjetër, dribloi qëllimisht argumentin: “Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët”.

Me pak fjalë, klubi duket se e ka marrë në mënyrë filozofike dhe diplomatike, por deri në një pikë të caktuar.

PROTESTA – Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Milani duket qartë se u ndëshkua nga gjyqtari Cakir dhe VAR, por ka ndërmend të bëjë një protestë zyrtare në UEFA.

Është një mënyrë për të mos lënë ne harrese ate që ndodhi. Drejtimi katastrofik i lojës së bilbilit turk, në fakt, e ka komplikuar jashtëzakonisht rrugën e Rossonerëve në Ligën e Kampionëve, për të mos përmendur dëmin ekonomik të shkaktuar.

Në fakt, përveç të ardhurave nga një kualifikim i mundshëm në fazen me eliminim direkt, jane edhe paratë që sjell çdo pikë e fituar në fazën e grupeve…

STOP CAKIR – Milani, prandaj, dëshiron të shkojë deri në fund për të parandaluar që disa situata të pakëndshme të ndodhin përsëri në të ardhmen. Ngjarjet në San Siro janë serioze (me VAR gabimet e caktuara nuk janë të justifikueshme) dhe çështja me siguri nuk mund të zgjidhet me një qortim të thjeshtë ndaj Cakir, i cili tani rrezikon të ndalet nga UEFA per nje kohe te papercaktuar…

MJAFT ME – Por, ka edhe dicka me shume se sa kaq. Ketu nuk eshte fjala thjesht per Cakir, sepse prej vitit 2018 qe kur Milani ka marre pjese ne Europa League, ka gabime kunder kuqezinjve te perseritura dhe tendenca nuk duket aspak e mire…

Kujtojme qe ne fillim ishte penalltia qe iu fal Arsenalit ne “Emirates” gjate ndeshjes se Europa League me eliminim direkt: Wellbeck simulon dhe arbitri akordon penallti, me ate te linjes pas porte qe ka pare gjithcka por qe nuk kthen vendimin…

Vazhdohet me nje tjeter penallti ne grupet e Europa League nje vit me vone ne Athine, ku Olympiacos eliminon Milanin me ate fitore dhe ne saje te nje tjeter gabimi te madh te arbitrit…

Sezonin e shkuar ishte goli i anuluar per Franck Kessie ne Old Trafford ndaj Manchester United, qe pamjet treguan se ishte i rregullt dhe nuk e kishte ulur me dore topin por me pjesen mes barkut dhe sqetulles.

Dhe se fundmi Cakir te Milan-Atletico Madrid…! Tani ish-arbitri italian, Rossetti, qe ka marre prej vitesh vendin e Pierluigi Collina si presidenti i Komisionit te Gjyqtareve UEFA, do te duhet te pergjigjet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu