Sipas asaj që u raportua nga portali kroat Mozzart Sport, Milani është përsëri në garë fort për të siguruar Luka Jovic, sulmuesin e Real Madrid.
Fali Ramadani, agjenti i ish-sulmuesit të Eintracht Frankfurt, duhet të jetë nesër në Miano për të folur me drejtuesit kuqezi për të propozuar sulmuesin serb të datëlindjes 1997, që është jashtë planeve të Zinedine Zidane.

Rroga e futbollistit mbetet problemi i vetëm, pasi Reali do të huazonte pa problem, edhe pse duhet theksuar se nuk mund ta japë lirë në fund të sezonit, pasi investoi 60 mln euro verën e përpara dy vitesh.

Jovic ka luajtur vetëm gati 150 minuta në La Liga këtë sezon.