NGA KOLUMBIA: “James-Milan, negociata të vazhdueshme! Zbulohet kontrata kuqezi”

E ardhmja e James Rodríguez në futbollin evropian është ende një temë debati për shkak të largimit të Carlo Ancelotti nga Everton dhe ofertave të bëra nga menaxheri i tij Jorge Mendes për ta zhvendosur atë në një klub tjetër.

Mesfushori kolumbian është me pushime dhe ardhja e tij te Milan është shumë e përfolur, një ekip të cilit ai tashmë i është ofruar në sajë të bisedave me drejtorin teknik Paolo Maldini.

Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe tani është zbuluar edhe rroga James.

Sipas asaj që shkruan “Antena2” në Kolumbi, James Rodríguez do të nënshkruante për 3 vjet me Milanin dhe do të fitonte 6 milion euro në vit për një total prej 18 milionë eurosh në total.

Kolumbiani do të ulte kështu rrogën që fiton prej më shumë se 7 milion euro në vit.

Mesfushori kolumbian ende ka një kontratë një vjeçare me Everton dhe po flitet që Milani do të paguante 10 milion euro si klauzolë përfundimi për ta hequr atë nga skuadra angleze.

Një tjetër armë e fortë e Milanit është fakti që luan në Champions League dhe James ka dëshirë të tregojë veten në këtë kompeticion dhe te Everton nuk do ta bënte dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu