Lëndim më pak serioz se sa pritej për Alessio Romagnoli. Mbrojtësi i Milanit u ndal për një problem para fillimit të ndeshjes kundër Verona.
Pavarësisht kësaj, Romagnoli iu përgjigj thirrjes nga trajneri Roberto Mancini, i cili e përfshiu atë në listën e gjatë të lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Estonisë (miqësore), Polonisë dhe Bosnjës (Liga e Kombeve).
Sipas azhurnimeve që vijnë nga gazetari Daniele Longo, kapiteni i Milanit do të përpiqet të qëndrojë në dispozicion të ekipit kombëtar, në kampin trajnues Coverciano.
Romagnoli ende nuk e ka kaluar problemin që ai akuzoi në nivelin muskulor, por ai mund të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër polakëve dhe boshnjakëve, të planifikuara përkatësisht për 15 dhe 18 nëntor.
Sigurisht që Romagnoli humbo miqësoren e mbrëmjes së sotme në Firence kundër Estonisë. Kuqezinjtë e tjerë janë Donnarumma, Tonali dhe Calabria, që debutoi sonte.