NGA GJERMANIA: Calhanoglu-Milan, afron rinovimi. Detajet

Hakan Calhanoglu mund të vazhdojë aventurën e tij në Milano për vitet e ardhshme. Çështja e rinovimit është bërë shumë e nxehtë javët e fundit: pas kërkesës së madhe prej 7 milion euro, palët janë afruar me shifra shumë më të përshtatshme. Të paktën kjo është ndjesia që vjen nga thashethemet më të fundit.

Konfirmime të reja janë lëshuar nga Sky Germany, pikërisht nga Marc Behrenbeck. Gazetari, në profilin e tij në Twitter, shkruajti: “Diskutime pozitive. Milan dhe Calhanoglu janë më afër rinovimit të kontratës së tyre. Një takim tjetër do të mbahet pas Krishtlindjes”.

Një nga skuadrat e interesuara për situatën është Manchester United. E cila, siç konfirmohet nga vetë gazetari gjerman, është një pistë mjaft e ftohtë për momentin.

E ardhmja e Hakan, përveç kthesave të bujshme, do të jetë akoma kuqezi.

Nënshkrimi dhe njoftimi mund të vijnë pas Krishtlindjeve. Do të ishte një tjetër operacion i shkëlqyeshëm nga Maldini dhe Massara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu