NGA FRANCA: “Milan-Simakan nuk ka mbaruar, Leipzig futet fort në garë! Por kujdes Liverpool”

Milani duhet të nxitojë të mbyllë akordin për transferimin e Simakan, pasi tashmë Leipzig nuk heq dorë duke ditur se mund të përdorë si kartë fituese dhe blerjen dhe lejimin në huazim te mbrojtësit deri në fund të sezonit, kur edhe të transferohet në Gjermani pasi të jetë shitur Upamecano.

Sipas asaj që raportohet nga Julien Maynard, gazetari francez i TeleFoot, konkurrenca midis Milanit dhe Leipzig për Mohamed Simakan është me të vërtetë e fortë, edhe pse kuqezinjtë kanë lëvizur të parët në sajë të Massara dhe Maldini.

Të dy klubet duhet të gjejnë një marrëveshje me Strasbourg, një ofertë e re është e afërt: në atë pikë do të jetë lojtari që do të zgjedhë të ardhmen e tij.

Ndërkohë, Liverpool po ndjek situatën me interes dhe po mban azhurnim me mbrojtësin e ri qendror, duke mos u futur ende në garë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu