Nga Franca: Milan e Roma pas sulmuesit francez

Aventures se Florian Thauvin ne Marseje duket se i ka ardhur fundi. Futbollisti francez, me nje kontrate qe skadon me 30 qershor 2021, eshte i gatshem te provoje nje eksperience te re, larg Frances dhe deshira e 27-vjecarit  eshte qe te beje nje hap cilesor. Megjithese lendimi qe pesoi e ka mbajtur jashte gjate gjithe sezonit dhe ka ndikuar ne performancen e tij, Thauvin vazhdon te pelqehet nga klube te ligave kryesore europiane.

Ne Premier League, ekipi qe ka shfaqur me se shumti interes eshte Newcastle ndersa ne La Liga, jane spanjollet e Valencias. Por futbollistit francez do t’i pelqente ideja e zbarkimit ne Serie A, ku pervec Romes, -sic raporton “Le10Sport”-, edhe Milani do te ishte i gatshem te perqendrohej tek situata e lojtarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu