Nga Franca: Mbrojtesi i Lyoni-t ka zgjedhur Milanin, e ka bindur Maldini

Ne France jane te sigurt: Milani eshte ne “pole position” per te marre sherbimet e mbrojtesit te krahut te djathte te Lyon-it. Kontrata e 19 vjecarit skadon ne qershor te ketij viti dhe mund te mberrije me parametra zero ne Milano.

Gazeta ‘L’Equipe’ shkruan se shefi i skauteve, Moncada dhe bashkepunetoret e tij, e njohin mire te riun dhe ekziston ideja qe ta sjellin ate ne shtepine kuqezi ne fund te sezonit. Lyon ka kerkuar qe ai te nenshkruaje nje kontrate profesionale, por oferta e paraqitur eshte me e ulet se ajo e propozuar nga Milani. Per me teper, duket se Paolo Maldini ka bindur lojtarin dhe ata qe e rrethojne, per te zgjedhur kuqezinjte. Edhe pse e ardhmja e drejtorit teknik eshte ne lekundje, ai ka pasur kontakte me francezin ne javet e kaluara.

Seville dhe Bayern Munich jane gjithashtu ne gjurmet e talentit francez, i cili deshiron nje projekt qe i lejon atij te luaje dhe te rritet profesionalisht. Do te jete ne varesi lojtarit per te zgjedhur skuadren e tij te radhes por ne France thone se tashme ai ka zgjedhur Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu