Merkato e Milanit vazhdon edhe tani që tregu i transferimeve të futbollistëve është mbyllur. Mundësitë janë kryefjala te tavolina e drejtuesve kuqezi dhe po studiohen.
Emri i Florian Thauvin, anësor i Marseille, ka qenë i lidhur me Milan për një kohë të gjatë muajt e fundit dhe klubi francez, në ditët e fundit të tregut të transferimeve, ua ofroi atë kuqezinjve, por përpara kërkesës prej 15 milion eurosh.
Maldini dhe Massara preferuan të mos e finalizonin goditjen. Lojtari, megjithatë, është shumë i preferuar në Via Aldo Rossi, aq sa menaxherët kuqezi janë në kontakt të vazhdueshëm me agjentët e tij për ta bllokuar për sezonin e ardhshëm.

Kjo u raportua në Francë nga portali le10sport.com i cili na kujton se kontrata e Thauvin skadon më 30 qershor 2021 dhe për momentin rinovimi me Marseille duket të jetë një hipotezë mjaft e largët.
Sulmuesi deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë nga klubi francez për zgjatje dhe për këtë arsye largimi i tij verën e ardhshme duket gjithnjë e më i mundshëm.
Padyshim që ka disa klube që po vëzhgojnë me kujdes situatën e tij, por pista e Milanit duket se është ajo më e nxehta.
Zlatan Ibrahimovic është lideri absolut i AC Milan, i cili zë majën e renditjes pas katër ndeshjeve në Serie A. Robert Leëandoëski dhe Harry Kane i qëndrojnë atij.