NGA FRANCA: Lyon arkëton thuajse 20 mln euro nga shitja e lojtarit, në sulm për Paqueta?

Lajme të rëndësishme vijnë nga Franca. Lyon ka zyrtarizuar shitjen e Bertrand Traore tek Aston Villa: tani është e mundur që sulmi ndaj Milanit për Paqueta të fillojë së shpejti!

Bertrand Traore është një lojtar i ri i Aston Villa. Sulmuesi i Burkina Faso u largua përgjithmonë nga Lyon, siç është njoftuar nga klubi francez.

Traore kështu kthehet në Premier League pas përvojës te Chelsea. “Villans” paguan 18.4 milion euro, me bonuse që mund ta çonin Lyon të fitonte një shtesë prej 2.2 milion euro.

Klubi i Aulas ka siguruar të mbajë gjithashtu 15% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. Shifra të rëndësishme, pra, të cilat lejojnë klubin francez të ketë një thesar që mund të riinvestohet në merkato.

Braziliani, i cili tani duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga Milani, është një nga objektivat e parë pasi Juninho dëshiron ta sjellë atë në ekipin e drejtuar nga Rudi Garcia dhe nuk përjashtohet edhe që për të ulur pretendimet kuqezi (dhe ndoshta për të fituar nga një këndvështrim ekonomik) mund të provohet një shkëmbim me disa profile interesante si Denayer ose Depay.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu