Nga Franca: Leonardo kerkon te hyje ne negociata per nje nder lojtaret me ne forme te Milanit

Leonardo ka vendosur te forcoje mesfushen e PSG me fytyra qe nuk jane te huaja per te. Pas thashethemeve per ish-lojtarin e Milanit, Bakayoko, ‘Le 10 Sport’ zbulon se parisienet jane dhe ne gjurmet e Ismael Bennacer. Sipas te perditshmes franceze, menaxheri brazilian ka nisur tashme kontaktet e para me agjentin e lojtarit per te pare mundesite e ardhjes se tij ne Paris.

Francezet jane ne kerkim te nje lojtari luftarak dhe te mire edhe teknikisht dhe profili i Ismail Bennacer duket se i pershtatet nevojave te tyre. Tani per tani ka vetem kontakte paraprake, por nuk perjashtohet mundesia qe ne javet e ardhshme PSG t’i intensifikoje ato duke hyre ne negociata. Ne anen tjeter Milani nuk do te uleshe ne tavoline per te filluar negociatat pa ndonje oferte mbi 30 milion euro edhe pse gazetat italiane shpesh kane raportuar se Bennacer do te jete i paprekshem per te pakten kete merkato verore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu