NGA FRANCA: Donnarumma, Juventus dhe PSG! Por, Raiola “uron” vetëm një gjë…

E ardhmja e Donnarumma duhet ende të shkruhet! Vazhdon tratativa mes drejtuesve të Milanit dhe portierit, në sajë të agjentit Mino Raiola.

Gazetari i merkatos Bargiggia u ndal te prapaskenat duke folur për Juventusin dhe planin për ta marrë me zero dhe larguar Wojciech Szczęsny në fund të sezonit…

Por, sipas asaj që gazeta “Le 10 Sporte” raporton, PSG është klubi më i interesuar.

Plani i Donnarumma – shkruan gazeta franceze – do të jetë të presë për fundin e sezonit dhe të vërtetojë se cili do të jetë fati i Milanit: në rast se klubi kuqezi nuk kualifikohet në Champions League, asnjë rinovim nuk do të nënshkruhet, përndryshe Raiola do të bindet nga dëshira e gardianit kuqezi për të vazhduar me fanellën kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu