NGA FRANCA: “Agjenti i talentit të zbuluar nga Henry në Casa Milan”

Kjo është një fazë shumë e nxehtë për merkaton e Milanit. Gjatë javës së kaluar, drejtuesit kuqezi janë përpjekur të shënojnë goditjet e fundit për t’i besuar trajnerit Pioli një skuadër të plotë gati për t’u përballur me sezonin e vështirë që filloi në mënyrën më të mirë të mundshme. Reparti në qendër të vëmendjes është aktualisht mesfusha.

Në atë zonë të fushës Maldini do të donte të afronte disa lojtare në mënyrë që të mos hasë vështirësi gjatë rrjedhës së sezonit. Bakayoko, për të cilin marrëveshja me Chelsea duhet të jetë në detaje, mund të mos jetë goditja e vetme në mes.

Në fakt, lajmet vazhdojnë të vijne nga Franca dhe një emër i ri është bërë në Milano.

“Romain Faivre është një opsion i studiuar nga Milani në këto dite merkatoje”, janë fjalët e Santi Aouna të Foot Mercato.

Menaxherët kuqezi do të kishin synuar mesfushorin e Brest për të përforcuar mesfushen e Piolit. Sipas asaj që eshte raportuar nga gazetari francez, në orët e fundit do të kishte pasur një takim në Casa Milan me agjentët e futbollistit.

Faivre, talenti i lancuar nga Henry
Faivre është pjesë e asaj kolonie të re perspektive që Thierry Henry donte të niste kur mbërriti në stolin e Monacos. Aventura e legjendës së Arsenalit në stolin e bardhekuqve nuk zgjati shumë dhe Faivre u transferua te Brest.

Per Faivre, megjithatë, ka konkurrencë nga Gjermania. 23 vjecari ndiqet gjithashtu nga Borussia Monchengladbach. Hapet një rrugë e re për merkaton e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu