Nga e hëna Milani rikthehet në stërvitje për sezonin sportiv 2020-2021.
Në program janë edhe disa miqësore para nisjes së kompionatit.
Sipas informacioneve të Tuttosport, është shmangur ideja e derbit lombard mes Milanit dhe Monza-s, për t’u diskutuar në muajin shtator.
Më parë u përfol për këtë miqësore, por duket se nuk janë kushtet që të luhet.
Hapi i parë sezonal i kuqezinjve duhet të jetë në Milanello (ose përreth) kundër Novaras, tjetër klub “mik”.
Janë parashikuar të paktën 3 miqësore para fillimit të sezonit.
I mundshëm edhe një takim internacional.
Por gjithçka do të varet nga situata e infektimeve në nivel europian.