Humori te Milani është shumë i lartë dhe pozitiv. Skuadra është akomoduar në hotel në Dublin dhe nesër debuton zyrtarisht këtë sezon, ndaj Shamrock Rovers.
Por, sonte ishte radha e Sandro Tonali dhe Ciprian Tatarusanu t’i nënshtroheshin ritit të zakonshëm të këngës që të gjithë të sapoardhurit duhet të “kapërcejnë”.
Si mesfushori italian ashtu edhe portieri rumun, në fakt, performuan në këmbë përpara të gjithë ekipit
Në videon më poshtë mund të admironi paraqitjet e dy lojtarëve të rinj të Milan me reagimin – mes të qeshurave, nga e gjithë skuadra.