Nga deklaratat e dashurisë te “heshtja”: pse nuk rinovon Kessie? Situata

Duhet të vinte në Itali dhe të firmoste kontratën e tij… Por, nuk ka ndodhur. Fjalët e deklaratat ishin të bukura te Gazzetta dello Sport, megjithatë, veprat janë ato që ngelin sidomos në futbollin e sotëm ku nuk ka më flamuj të një klubi apo tjetri dhe ku ëndrrat ndryshojnë sipas interesave…

Franck Kessie ende nuk ka rinovuar dhe po afron fillimi i sezonit. Në “Casa Milan” janë ende të qetë dhe janë duke tentuar goditjet e fundit, për t’u marrë më pas me rinovimet e kontratave.

Jo vetëm Kessie, por duhet diskutuar edhe çështja Romagnoli (që i skadon verën e ardhshme) teksa më e lehtë çështja Kjaer dhe ajo e Stefano Piolit.

Të kthehemi te Kessie, lideri i ekipit! Agjenti i tij u takua me Massara dhe themelet u hodhën: rroga duhet të jetë 6 mln euro fikse për të kënaqur kërkesat e afrikanit, ndërsa Milani ka shkuar në 5 mln euro dhe bonuse deri tani.

Palët po punojnë, kanë marrë një pauzë por sepse nuk ka kohë për të folur shtruar, pasi duhet fuqizuar ekipi i Piolit.

Megjithatë, kujdes, sepse në të tilla situata, vonesat janë fatale ndonjëherë: te Milani e dinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu