Nga Bodo te Milani, Ibra përkthyes dhe shembujt e tij! Hauge rrëfehet për “The Athletic”

Jens Petter Hauge ka “humbur” disi nga radarët por sigurisht që talenti i tij nuk diskutohet dhe Milani ka bërë një investim afatgjatë dhe që shpreson të japë frytet më vonë, pasi norvegjezi është i datëlindjes 1999.

“Vikingu” i ri dha një intervistë për The Athletic, për të folur në lidhje me transferimin e tij kuqezi, i cili u zhvillua në 1 Tetor 2020, pasi ai ishte shfaqur mirë me Bodo Glimt.

“Isha duke biseduar me agjentët e mi për të bërë një plan të vogël. Unë doja të kaloja në raundin tjetër të Ligës Evropiane me Bodo Glimt duke fituar ndeshjen kundër Milanit.

Bodo në atë fazë ishte 18 ose 19 pikë përpara në kampionat mbi të dytin në renditje dhe isha i sigurt se edhe nëse do të largohesha, ata do të fitonin titullin.

Pra, tani ishte koha e duhur që unë të largohesha nga klubi im. Milani? Gjithçka shkoi shpejt. Nëna mendoi se ishte një hap i madh për mua të transferohesha në Milano dhe Itali, një gjuhë e re për të njohur dhe gjëra të tilla.

Pra, tani ishte koha e duhur që unë të largohesha nga klubi im. Milani? Gjithçka shkoi shpejt. Nëna mendoi se ishte një hap i madh për mua të transferohesha në Milano dhe Itali, një gjuhë e re për të njohur dhe gjëra të tilla.

Janë pothuajse 50,000 njerëz që jetojnë në Bodo dhe ka dallim sidomos tani që unë jetoj në një qytet të madh, kështu që padyshim që është një ndryshim i madh”.

Hauge pastaj vazhdoi të flasë për lojtarët që e frymëzuan kur ishte i vogël: “Kur isha i ri fillova të shikoj lojtarë që ishin të mirë me të dyja këmbët. Dukej si një cilësi e mirë për të pasur.

Gjithë jetën time kam përdorur topin si me të djathtën ashtu edhe me të majtën, kështu që tani është e natyrshme të përdor të dy këmbët. Drogba, Lampard, Mata i kam ndjekur, kurse së fundmi ka qenë Eden Hazard. Ai është i preferuari im”.

Lidhur me zgjedhjen e Milanit, norvegjezi shpjegoi: “Unë jam vërtet i kënaqur me zgjedhjen time, po argëtohem çdo ditë. Një mundësi e re për mua të mësoj gjëra të reja në lidhje me ekipin, gjuhën dhe qytetin.

Mund t’ju them se të në fillim dija vetëm disa fjalë kyçe të futbollit në mënyrë që të mund të kuptoja se çfarë thuhej në fushë. Kur dëgjon tinguj dhe fjalë çdo ditë fillon t’i mësosh ato shumë shpejt. Ndonjëherë Ibrahimovic përkthen për mua”.

Hauge gjithashtu foli për shënimin e golit të tij të parë në Serie A ndaj Napolit në Diego Armando Maradona Stadium, në natën që Bodo Glimt fitoi kampionatin për herë të parë në historinë e tyre 104-vjeçare:

“Ishte një mbrëmje fantastike. Më kujtohet që pashë gjërat po shkonin mirë për Bodo para ndeshjes sonë, kështu që unë isha shumë i sigurt se ata do të fitonin kampionatin. Të përfundoja me një gol dhe të merrja tre pikët në një stadium vërtet të vështirë ishte një ndjenjë e shkëlqyer”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu