NGA BELGJIKA: Talenti i Genk i rebelohet klubit dhe shtyn shitjen te Milani. Nuk prezantohet në grumbullim

Talenti i Genk, Pierre Dwomoh është ndër lojtarët që është në fokusin e Milanit javët e fundit.

Po flasim për një talent të Akademisë së Genk në Belgjikë.

Sipas raportimit nga Het Belang van Limburg, në veçanti, futbollisti i ri vazhdon të stërvitet i vetëm, pasi nuk është kthyer te Genk.

Motivi lidhet pikërisht me Milanin, pasi djaloshi i ri po shtyn klubin që ta shesë te kuqezinjtë.

Genk nuk dorëzohet tani për tani por përballë presionit nga agjentin mund ta lejojë djalin të shkojë.

Milani, për momentin, është skuadra e favorizuar dhe madje në Belgjikë flasin edhe për një negociatë të avancuar mes agjentit të djaloshit dhe Milanit.

Disa ditë më parë, vetë mesfushori bëri një postim të çuditshëm në rrjetet sociale mbi lajmin e transferimit te Milanit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu