Nga Belgjika: Milan serish pas talentit qe provoi ne Janar

Projekti ri i Milanit do bazohet kryesisht tek lojtaret e rinj. Ivan Gazidis, pas nje viti deshtimi, deshiron te vazhdoje me idene e tij per futbollin. Ne kete drejtim, perputhet dhe interesimi per trajnerin Ralf Rangnick, protagonist i udhetimit te sukseshem te grupit te Red Bull ne futboll, i Leipzig ne veçanti.

Qellimi, pra, eshte t’i besohet atij nje ekip me te rinj me potencial te madh per te ardhmen. Disa tashme jane pjese e organikes, ndersa te tjeret do te sigurohen nga merkatoja. Ne kete menyre, mesfushori i Mechelen, (Jupiler Pro League, Belgjike), Aster Vranckx eshte nder ata qe terheq me shume vemendjen e skuadres se Milanit.

Maldini, Boban dhe Massara u perpoqen ta marrin ate ne janar, por pa sukses. Por interesi mbetet i gjalle dhe kjo eshte konfirmuar nga Gazet de Antwerpen.

Portali belg flet per dy nga talentet e ekipit: Vranckx, dhe Kabore, te dy ne shenjester te klubeve te medha ne Evrope. Milani eshte i bazuar tek Aster, mesfushor i lindur ne 2002-in te cilin shume e krahasojne me Axel Witsel.

Por eshte edhe Manchester City pas tij, ne te cilin sheh ne te Kevin de Bruyne edhe pse karakteristikat jane pak me ndryshe. Pra po flasim per nje talent te madh qe ka terhequr edhe vemendjen e skautit te kuqezinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu