Nga Anglia: “Milan-Giroud, vazhdon tratativa! Ja sa mund të paguajnë kuqezinjtë

Profili i Olivier Giroud është padyshim një nga lojtarët që i janë afruar me këmbëngulje Milanit javët e fundit. Ndërkombëtari francez, pavarësisht opsionit të rinovimit të ushtruar në mënyrë të njëanshme nga Chelsea, mund të largohet nga Londra dhe Milan do të ishte opsioni më i ngrohtë.

Sipas raportimit nga gazeta angleze ‘The Telegraph’, në fakt, Milani po përgatit një ofertë prej 3 milion paund për sulmuesin, i cili shihet si objektivi numër një për të forcuar sulmin.

Një lajm ky që bie pak ndesh me faktin se kryesia kuqezi, duke pasur akord me lojtarin për dy vjet, nuk dëshiron të hedhë asnjë qindarkë për ta siguruar pasi lojtari ka premtim nga Abramovich për t’u liruar me zero në rast se do të donte shumë një destinacion jashtë Anglie.

Sa i përket Diogo Dalot te Milani nuk ka përfunduar ende. Mbrojtësi portugez do të kthehet te Manchester United, por ka një premtim mes dy klubeve se, nëse deri në fund të merkatos, kuqezinjtë nuk kanë siguruar një mbrojtës të djathtë krahu, do të rihapnin një dialog për rikthimin e tij te Milani.

Ndërkohë, afron edhe Brahim Diaz. Me Realin po diskutohen detajet e fundit përpara akordit final për huazimin me të drejtë blerje dhe riblerje nga “Blancos”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu