Nga Anglia: Milan do te provoje serish per Torreira

Milan vijon te jete ne kerkim te emrave te rinj per te ndertuar nje mesfushe cilesore. I vetmi konfirmim i sigurt eshte Ismael Bennacer. Futbollisti algjerian i cili mberriti nga Empoli, ne fillim nuk po pershtatej por me pas arriti te fitoje besimin e trajnerit e fansave duke u bere nje element i pazevendesueshem ne mesfushe.

Ende e paqarte e ardhmja e Kessie, por nese vjen nje oferte e kenaqshme, drejtuesit nuk do t’i thonin jo. Nderkohe braziliani Paqueta i cili u soll me buje nga Leonardo, tashme duket se do te gjeje nje destinacion tjeter ne vere.

Duke marre parasysh edhe largimet pothuajse te sigurta te Biglia dhe Bonaventura, ideja per te nenshkruar me mesfushorin  uruguajan te Arsenalit, Lucas Torreira eshte kthyer serish ne skene. 24-vjecari ka ndermend te kthehet ne Itali, dhe sic raporton ‘The Sun’, per te marre sherbimet e tij, Milan duhet te paguaje rreth 40 milione euro per mesfushorin, ose rreth 35 milione sterlina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu