NGA ANGLIA: Meite nuk bind, Milani peshkon në Premier League!

Milani vazhdon të kërkojë emra të rinj për të ardhmen dhe tani ata janë duke menduar për një mesfushor shumë të ri. Djalli, sipas tabloideve angleze, do të kishte shënjestruar një lojtar nga Sheffield United, por që ka luajtur në Belgjikë te Beerschot muajt e fundit.

Klubi po mbikqyr disa mesfushorë, sugjerimi i fundit në këtë rol është ai që çon te Riqui Puig i Barcelonës.

Nevoja për të forcuar mesfushën është për shkak të pasigurisë për të ardhmen e Soaliho Meite, i cili ka dhjetë ndeshje për t’u konfirmuar.

Në këtë moment, megjithatë, Milani duket se dëshiron të përqendrohet te lojtarët e tjerë.

Milani do t’i kishte vënë sytë në mesfushorin në pronësi të Sheffield United, por që aktualisht luan si huazim në Belgjikë, me Beerschot, Ismaila Coulibaly.

Futbollisti nga Mali është premtues dhe vetëm 21 vjeç, me një rol mesfushor qendror dhe i fortë fizikisht.

Lojtari do të ishte zëvendësimi ideal për Soauliho Meite, gjithashtu duke pasur një prirje të madhe për lojë mbrojtëse dhe bllokada.

Por, ai gjithashtu ka aftësi të mëdha atletike, duke qenë i gjatë 187 centimetra.

Vlerësimi i tij, sipas faqes së specializuar Transfertmarkt, është rreth 3 milion euro, megjithatë Sheffield e vlerëson atë jo më pak se dhjetë milion.

Një investim që Milani mund ta mendonte vetëm në rast të dështimit për të konfirmuar Meite, i cili ka një të drejtë blerje të të vendosur në tetë milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu