Nesta: “Milan, je në rrugën e duhur! Champions dhe Serie A, do jesh surpriza. Mbi Donnarumma ju them se…”

Në intervistën e gjatë me Corriere della Sera, ish -kuqeziu Alessandro Nesta foli edhe për kthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve, i cili është përfshirë në një grup shumë të komplikuar. Këtu janë fjalët e tij:

“Milani do të jetë një surprizë, jam i sigurt. Kuqezinjtë e kanë interpretuar gjithmonë Ligën e Kampionëve me një vendosmëri të veçantë.”

Sa i perket titullit dhe Serie A, Nesta tha: “Milani është per Scudetto. Ndoshta ata nuk fillojnë si favoritë, ka ekipe më të forta, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, përkundrazi.

E vërteta është se këtë vit ka shumë që mund të fitojnë. Një gjë është e sigurt: rruga është e duhura “.

Lidhur me lamtumirën e Donnarumma dhe Calhanoglu në Milani, Alessandro Nesta komentoi: “Nuk është më si dikur kur shkoje me para dhe blije kampionin që doje.

Tani ke nevojë për inteligjencë, sens të shëndoshë, perspektivë. Maldini bëri një punë të madhe. Milani sot nuk mund të përballojë të mbajë një portier që kërkon 12 milionë euro.

E respektoj zgjedhjen e tij sepse Donnarumma shkoi në një dimension teper te larte. Mëkat qe u humb me zero”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu