Pas derbit të Coppa Italia kundër Interit të humbur në kohën shtesë, trajneri i Milanit Stefano Pioli u paraqit në mikrofonët e Rai Sport dhe menjëherë në fillim të lidhjes, duke besuar se nuk ishte ende në transmetim direkt, tha një fjali që nuk dihet se kujt i referohej: “Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, mos e bëni!” tha tekniku, i cili u shfaq shumë i zemëruar.
Fjalia u dëgjua qartë, por nuk është e qartë se kujt dhe për çfarë i referohej.

Gjatë intervistës, Pioli ishte shumë i qetë dhe iu përgjigj me shumë mirësjellje të gjitha pyetjeve të bëra nga studioja:
“Na vjen keq që kemi dalë, ishim të etur për konkursin. Ndeshja na tha që mund të vazhdojmë si një ekip i fortë, kur mbetëm me 10 u komplikua situata.
I vetmi ndryshim i bërë ishte fakti që ne mbetëm me dhjetë, sepse njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë shte e hapur për çdo rezultat dhe ne ishim në avantazh”.