“Nëse Milani fiton Scudetto, Maldinit i duhen bërë dy monumente në Milanello”

Skautingu është padiskutim ndër temat më të rëndësishme në futbollin botëror duke qenë edhe sidomos oksigjeni për arkat e klubeve. Duhet të dish të peshkosh dhe ndërtosh një “rrjetë” të gjërë njohësish.

Gjatë konferencës së mbajtur në Olimpico për projektin ARP Sektori i Rinisë, kreu i sektorit të të rinjve te Lazio dhe ish-shefi i Akademisë kuqezi dikur (zbulues i shumë talenteve) Mauro Bianchessi, foli në lidhje me Milanin:

“Unë shpresoj dhe besoj se Scudetto do të shkojë në Milano, padyshim që do të dukej më mirë në fanellat kuqezi.

Nëse kjo ndodh, atëherë Paolo Maldinit i duhen bërë dy monumente në Milanello, njëri si futbollist dhe një tjetër si drejtor teknik për punën e jashtëzakonshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu