Nëse dështon ardhja e Milenkovic, Milan ka 2 emra të tjerë

Nikola Milenkovic qëndron në krye të planeve të Milan, pavarësisht vështirësive.

Mbrojtësi ka refuzuar rinovimin me Fiorentinen, por është shumë i shtrenjtë: 40 milionë është çmimi i caktuar nga Fiorentina.

Për Djajtë është një ujdi e vështirë, prandaj po shihen edhe alternativa të tjera.

Siç shkruan Tuttosport, dy janë emrat që Maldini dhe Massara po vlerësojnë: njëri është Kristiffer Ajer i Celtic, një talent shumë i pastër që kushton 35 milionë, tjetri është Wesley Fofana i Saint-Etienne, një tjetër profil mjaft interesant.

Milenkovic do të ishte një pikë e rëndësishme për Milan: Pioli e njeh, ai ka eksperiencë dhe e njeh Serinë A.

Por, siç kemi parë nuk është e lehtë të arrihet.

Dy të tjerët janë si “baste”, por konsiderohen talente të mëdha.

Kuqezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës për të mbështetur Romagnolin.

Ditët në vijim do të përcaktohet se si do jenë levizjet./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu