Nën “tutelën” e Dida-s, i vendosur dhe bisedat me Tatarusanu. Dita e parë e Maignan

Mike Maignan ka zbarkuar dje në mbrëmje në Milano dhe sot në mëngjes u bashkuar me ekipin e tij të ri, Milanin, për të nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e tij të parë kuqezi dhe në Serie A, që do të nisë në fund të gushtit me Sampdoria-Milan…

Sakaq, menjëherë portieri francez, kampion i Ligue 1, është marrë nën tutelë nga Nelson Dida, që është edhe trajneri i portierëve kuqezi.

Braziliani do të ketë detyrën të përmirësojë dhe rrisë edhe më shumë Maignan, që është dukur shumë serioz dhe i vendosur, edhe pse në disa momente i qeshur.

Ai ka biseduar gjatë edhe me Tatarusanu, duke qenë se portieri rumun, i dyti te Milani, ka luajtur në Ligue 1 te Lyon dhe kupton pak frëngjisht.

Dida do të ketë detyrën gjithashtu edhe t’i mësojë termat e duhur në italisht për të njoftuar mbrojtësit e tij për veprime të ndryshme, apo edhe thirrje që mund të bëjë gjatë ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu