Në zbulim të Otavio, braziliani që luan në 3 role te Porto dhe që u rrit te skuadra e Alexandre Pato

Pas Thauvin, anësori i Marseille, Milan i ka vënë sytë një lojtari tjetër të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të vinte me parametra zero.

E gjitha për të përforcuar treshen pas sulmuesit kryesor dhe bëhet fjalë për një element që mund të luajë në të tre rolet (majtas, qendër dhe djathtas)

Po flasim Otavio Edmilson da Silva Monteiro, i njohur thjesht si Otavio Monteiro, një lojtar i datëlindjes 1995 dhe që aktivizohet me Porto.

Në Portugali (prestigjozja ABola) raportojnë se klubi kuqezi tashmë i ka paraqitur ofertën lojtarit brazilian mbi të cilin ka edhe klube të tjera: një marrëveshje katër-vjeçare me vlerë 1.5 milion euro në sezon është gati për të.

Karriera – Lindur në Joao Pessoa në Brazil më 9 Shkurt 1995, Otavio u rrit si një futbollist në Porto Alegre Internacional, i njëjti klub ku Milani peshkoi dikur Alexandre Pato.

Në verën e vitit 2014 ai zbarkoi në Evropë falë Portos, ku gjeti pak hapësirë ​​dhe kështu në tregun vijues të dimrit ai shkoi i huazuar te Vitoria Guimaraes.

Në një vit e gjysmë, Otavio luajti 38 ndeshje dhe shënoi 7 gola. Më 30 qershor 2016 ai u kthye te Porto ku menjëherë u bë mbajtës.

KARAKTERISTIKAT – Braziliani ka teknikë të shkëlqyeshme, shpejtësi dhe fantazi të madhe, por shpesh i mungon vazhdimësia në karrierën e tij.

Një lojtar shumë fleksibël pasi që praktikisht ka mbuluar të gjitha rolet në vijën e frontit te Porto: mesfushor sulmues, anësor i djathtë dhe anësor i majtë.

Ai është lojtari klasik që, kudo që të aktivizohet, e bën mirë punën e tij dhe prandaj i përshtatet të gjithë trajnerëve.

Për të qenë një lojtar sulmues, Otavio e sheh shumë pak portën kundërshtare pasi ka shënuar vetëm 17 gola në 166 ndeshje me Porto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu