Milani barazon ndaj Verona 2-2 dhe vazhdon serinë pa humbje radhazi në Serie A. Megjithatë, skuadra e Piolit ishte duke humbur deri në minutën e 93-të.
Skuadra kuqezi bëri shumë raste për të shënuar gola por vetëm dy herë arriti të godiste.
Andrea Vianello, drejtori i Rai Neës dhe tifoz kuqezi, komentoi në Twitter ndeshjen e kësaj mbrëmje midis Milanit dhe Hellas Verona:
“Në një botë normale përfundonte 8 me 2. Në botën paralele të Milanit kundër Verona, doli 2 me 2. Dy pikë të flakura për shkak të një fati dhjetë-vjeçar, pra i dekadës.
Nëse 32 të shtëna në portë nuk janë të mjaftueshme, herën tjetër do të bëjmë 48. Sidoqoftë të parët, përsëri të parët, pak të rraskapitur dhe irritues, por të parët”