“Në Napoli për fitore, ky është një tjetër Milan. Trajneri Pioli…”

Nuk ka qenë në nivelet e tij në ndeshjet e fundit por shkak edhe lodhja e madhe. Megjithatë, tani që është rigjeneruar pas dy javësh pushim, Alexis Saelemaekers është gati për të marrë fushën si titullar.

Për SportMediaset ai ka dhënë një intervistë ku ka folur për disa aspekte.

Momenti i tij: “Unë mendoj se besimi është shumë i rëndësishëm për një lojtar. Tani trajneri po më jep besim të madh dhe kjo po më ndihmon të bëj atë që po bëj”.

Për momentin e ekipit: “Ne jemi një ekip tjetër tani, kemi më shumë besim. Të dielën ne shkojmë në Napoli për të fituar”.

Për Pioli dhe Bonera: “Nuk është një moment i lehtë për trajnerin Pioli, ne shpresojmë të fitojmë për të. Bonera është gati për këtë ndeshje, ai bëri një punë të mirë me ekipin këtë javë”.

Mbi Scudetto: “Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, por unë mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme këtë vit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu