“Në Milano përjetova…” Dalot, mesazh dashurie Milanit në portalin zyrtar të Manchester United!

Diogo Dalot, i intervistuar nga faqja zyrtare e Manchester United, foli për sezonin në huazim te Milani, ku luajti mjaftueshëm dhe në fund festoi madje edhe një vend të dytë…

Kuqezinjtë dhe Manchester United janë në kontakte të vazhdueshme për huazimin e portugezit sërish, por nuk po gjendet ende formula e duhur…

“Unë mendoj se kam qenë një nga lojtarët e paktë në skuadrën e Milanit që kam qenë në dispozicion për të gjitha ndeshjet e sezonit dhe për mua ishte një gjë shumë e mirë, përveç natyrisht minutat dhe ndeshjet që luaja, të cilat ishin shumë.

Ishte gjithçka perfekte. Takova njerëz shumë të mirë në klub, njerëz shumë të mirë në qytet dhe ishte fantastike.

Te luash në një klub tjetër, lige tjeter, më ka sjellë gjëra shumë të mira, jo vetëm për futbollin, por edhe për jetën time. Përvoja ishte fantastike, jam shumë i lumtur me atë që bëra sezonin e kaluar”.

Për qëllimet e sezonit të ri, portugezi tha: “Unë dua të vazhdoj të luaj, dua të vazhdoj të jap gjithçka që kam dhe të përmirësohem. E di që sezoni i kaluar ishte fantastik, por mund të bëj edhe më shumë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu