Në hije dhe të “gozhduar” në stol! Milani reflekton mbi tre futbollistët e paaktivizuar

“Çfarë të bësh me Lorenzo Colombo?” Kjo është pyetja që La Gazzetta dello Sport shtron sot. Sulmuesi i lindur në vitin 2002 nuk e ka parë fushën me fanellën e Milanit që nga 4 tetori.

Kundër Spezia u aktivizua titullar në sulm (mungonin Rebic dhe Ibrahimovic) përpara se të zëvendësohej në fund të pjesës së parë.

Deri në atë moment, Colombo u ishte përgjigjur thirrjeve të Stefano Piolit: disa gola dhe madje gola të bukur në një ndeshje miqësore deri në atë të rëndësishme kundër Bodo Glimt, në një ndeshje të vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Europa League.

Rikuperimet e plota të Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic, si dhe blerja e Hauge, e kanë hequr atë nga radari i trajnerit kuqezi, i cili nuk e ka aktivizuar më kurrë.

Ante Rebic gjithashtu është kthyer disa ditë më parë dhe e sigurt është që së shpejti do të jetë titullar.

Me kroatin dhe të gjithë sulmuesit e tjerë, gjetja e hapësirës për Colombo do të jetë disi e komplikuar.

Në tetor, duke pasur parasysh urgjencën, Milani nuk kishte asnjë dyshim për ta mbajtur, por në janar gjërat mund të ndryshojnë.

Pobega është shembulli më i qartë se të luash në huazim diku tjetër sigurisht që mund të dalë mirë.

Gjithashtu e vërtetë, megjithatë, që duhet të gjesh ekipin dhe trajnerin e duhur. Pikërisht për këtë arsye Milani, para se të lejojë Colombo të largohet, si dhe Daniel Maldini, do të vlerësojë mirë situatën. Stërvitja së bashku me Zlatan Ibrahimovic nuk është aq keq për të dy.

Sakaq, edhe një tjetër futbollist nuk gjen vend dhe edhe pse u mor për ekipim Primavera, është pjesë e të parit dhe nuk ka debutuar kurrë në një ndeshje zyrtare (vetëm disa miqësore të verës ka zbritur në fushë).

Po flasim për Kalulu, që ndoshta gjithashtu në janar mund të ndryshojë fanelë i huazuar diku, pasi i mbyllur nga Calabria, Dalot dhe Conti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu