Në Francë e bëjnë të kryer, Leao është kuqezi

Goditje surprizë e Milanit në merkato, të paktën kështu raporton “RMC Sport”. Kuqezinjtë, duket se e kanë mbyllur blerjen e talentit të Lilës, Rafael Leao.

Siç raporton media franceze, operacioni është mbyllur për shifrën e 35 milionë eurove. Në të njëjtën kohë, Lila do marrë edhe mbrojtësin 19-vjeçarë nga Milani, Tiago Djalo, të vlerësuar në 5 milionë euro.

Qenndërsulmuesi 20-vjeçar, me një fizik të madh prej 190 centimetrash, kaloi tek Lila, prej Sportingut të Lisbonës një vit më parë. Në sezonin e parë në Francë, portugezi zhvilloi 26 takime, ku shënoi edhe 8 gola. Leao kishte tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të tjera, Interit kryesisht, por tashmë në ditët në vijim priten vizitat mjekësore tek “Djalli”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu