“Në 7 vjet nuk e kam parë” Kapiteni Romagnoli befasohet

Alessio Romagnoli u intervistua nga DAZN në fund të Juventus-Milan.

Këto janë deklaratat e kapitenit kuqezi që pranon se ky Milan është më i forti në të cilin ai ka luajtur dhe se mund të bëhen gjëra të mëdha…

“Nuk e nisëm shumë mirë në fillim, por reagimi nuk mungoj dhe duhet të rinisemi nga aty… Tani le të mendojmë për Venezian”.

Për ekipin: “Ne e dimë që në Anfield mund të kishim bërë më mirë, sot bëmë mirë që e kompensuam atë. Pasi bëmë një ndeshje të madhe”.

Për aktivizimin: “Unë përpiqem të jap më të mirën dhe ta fus trajnerin në vështirësi duke u stërvitur ashtu si duhet, pastaj ai bën zgjedhjet”.

A është ky Milani më i mirë në të cilin keni luajtur? “Ai është padyshim Milani më i fortë që kur kam qenë këtu, për 7 vjet tani…

Kampionati është i gjatë, e shijojmë momentin dhe qëndrojmë të fokusuar. Vazhdojmë kështu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu