Merkato nuk flë kurrë, edhe kur zyrtarisht nuk mund të transferosh askënd që është nën kontratë me një tjetër klub dhe jo “free agent”, pra i lirë në treg!
Mundësi për të studjuar futbollsitë të ndryshëm, por edhe bisedime sporadike fillimisht dhe më pas më tepër intensive kur afron dritarja e transferimeve.

Milani nuk ka afruar një zëvendës Ibrahimovic duke i besuar përshtatjes së Rebic dhe Leaos, por edhe të riut Colombo. Por, kërkimi vazhdon.
Carlo Pellegatti, i cili foli në YouTube në kanalin e tij zyrtar, vuri në qendër të vëmendjes një ish-kuqezi, Jørgen Strand Larsen, duke e propozuar atë si një zëvendës të mundshëm Ibrahimovic:

“Mirabelli e mori në vitin 2017 për të përforcuar ekipin Primavera, por rezultoi se ishte mjaft i vrazhdë dhe i ngadaltë në lëvizjet e tij, aq sa Milani e ktheu atë te Sarpsborg në Norvegji.

“Larsen qëndroi atje për një vit dhe më pas u transferua te Groningen. Sot ai djalë, datëlindja 2000, është titullar i kësaj skuadre. Unë u ndalat ta shoh kundër Ajax, është një lojtar shumë interesant, po udhëheq peshën e sulmit hollandez. Le të shkojmë ta ndjekim atë, për të kuptuar nëse ky lojtar mund të jetë një opsion”.
