Ndryshimi drastik, “përpara një viti Milani ishte në vend të dhjetë, kurse tani…”

I pranishëm në studiot SkySport24, Matteo Marani komentoi momentin e Milanit që kryeson Serie A me 40 pikë dhe kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e fazës së parë, ka mundësinë që të bëjë 46 pikë edhe pse do të duhet fillimisht të mundë Cagliari në Sardenjë dhe Atalanta në “San Siro”, kjo e dyta aspak e lehtë.

“Milani mund të bëhet kampion dimri një javë përpara fundit të fazës së parë.

Një vit më parë saktësisht, kuqezinjtë ishin të dhjetët në renditje.

Do të jetë thjesht një titull platonik, por ky është një hap i rëndësishëm përpara për ekipin e Pioli. Raundi tjetër i kampionatit, në letër, është në favor të Milanit”.

Skuadra kuqezi ka vetëm një humbje në kampionat që erdhi pas më shumë se 300 ditësh nga hera e fundit. Juventusi mposhti një ecuri prej 27 ndeshjesh radhazi pa humbje në Serie A ku vetë pak barazime dhe shumë fitore ishin llogaritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu