Ndryshim total plani! Mungesat detyrojnë Piolin ta riformulojë formacionin. Eksperimenti i ri me Castillejo

Në listën e skuadrës së Stefano Piolit për ndeshjen ndaj Manchester United mungojnë katër futbollistë që sot kanë tentuar të rikuperojnë por nuk ia kanë dalë.

Bëhet fjalë për Ante Rebic, Rafael Leao, Davide Calabria dhe Alessio Romagnoli.

Ibrahimovic dhe Bennacer rikthehen në skuadër. Por, tashmë që këto lojtarë nuk do të rikuperohen, formacioni duhet të ndryshohet sërish.

Duke qenë se Zlatan Ibrahimovic ka vetëm 20-40 minuta maksimumi në këmbët e tij për shkak se kthehet nga dëmtimi, Samu Castillejo do të luajë në qendër të sulmit të Milanit dhe do të veprojë si një fals 9 (Brahim Diaz gjithashtu u mund të luajë në atë pozicion).

Një lajm i rëndësishëm vjen edhe nga mbrojtja, ku në të djathtë pritet të luajë Pierre Kaluku dhe jo Diogo Dalot.

Në qendër konfirmohen Kjaer-Tomori dhe i majtë Theo Hernandez. Mesfusha është ajo e Old Trafford me Kessie dhe Meite. Ndërsa në sulm Saelemaekers, Calhanoglu dhe Krunic do të veprojnë pas Castillejo.

G.Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic; Castillejo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu