“Ndryshim strategjie te Milani, ja pse po vjen Bakayoko! Drejtuesit mendojnë se…”

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Carlo Pellegatti u ndal te çështja Bakayoko. Mesfushori i Chelsea pret Milanin dhe do të ishte super i lumtur të rivishte fanelën kuqezi.

“Mbi Bakayoko – tha gazetari i mirënjohur – gjithmonë kam thënë dhe kam menduar, sepse më thanë se do të ishte blerja e fundit e mundshme ditët e fundit të merkatos, por diçka ka ndryshuar.

Sepse në merkato ndryshojnë shpesh gjërat, sipas dinamikave dhe nevojave.

Për momentin drejtuesit po flasin me Chelsea dhe kanë gjetur terren shumë pjellor për të qenë në gjendje të mbyllin marrëveshjen.

Nuk mendoj se formula do të jetë problem i madh dhe jam i bindur se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, duke ditur dhe se kontrata e Bakayoko nëse nuk rinovon edhe një vit, skadon në 2022.

Me Bakayoko, Tonali, Kessie dhe Bennacer, Milani do të ketë një nga repartet më të forta në Itali dhe në Evropë. Kjo është gjithashtu ajo që ata mendojnë për Casa Milan. Bakayoko gjithmonë i ka pëlqyer edhe pronësisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu