NDRYSHIM HISTORIK! Serie A, kalendari 2021-22 bëhet asimetrik mes dy fazave…

Pak minuta më parë Lega Serie A njoftoi një lajm zyrtar që do të ketë të bëjë me kampionatin e radhës.

Kjo është deklarata zyrtare: “Këshilli i Lega Calcio, i mbajtur këtë mëngjes, vendosi njëzëri se kalendari TIM i Serie A 2021-22 do të ketë një fazë të dytë asimetrike në sekuencat e ndeshjeve krahasuar me fazën e parë.

Formati i ri, tashmë në fuqi prej kohësh në liga të tilla si Premier League, La Liga dhe Ligue1, do të ketë një risi të veçantë në krahasim me kombet e tjera që e kanë miratuar atë.

Ndeshjet e kthimit do të jenë krejtësisht të ndryshme nga ndeshjet e para, si për sa i përket radhitjes ashtu edhe përbërjes brenda të njëjtës javë.

Formula e re do të lejojë një shpërndarje më të mirë të ndeshjeve, jo e kushtëzuar në këtë mënyrë nga kufizimet e pranishme në fazën e parë që mund të bien në të njëjtën javë me ndeshjen e kthimit dhe anasjelltas.

I vetmi kriter i shortit është se një ndeshje nuk do të ketë kthimin para se të jenë luajtur 8 ndeshje të tjera”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu