Duke folur për Sportmediaset, eksperti i merkatos Claudio Raimondi bëri një analizë të merkatos së Milanit dhe lëvizjeve që priten në vazhdim deri në 5 tetor, kur edhe mbyllet fushata shit-blerjeve!
“Paquetà është në qendër të vëmendjes së Lyon pavarësisht mohimeve të presidentit francez Aulas. Interesi ekziston dhe është konkret, por shifrat nuk janë të përshtatshme për operacionin: Lyon kërkon brazilianin për një shifër rreth 20-22 milion euro ndërsa Milani kërkon 30, duke qenë se ata paguan 35+3 bonuse dhe nuk duan të bëjnë humbje bilanci”.
Milenkovic: “Sa i përket mbrojtësit qendror, emri në fokus për drejtuesit e Milanit është Nikola Milenkovic. Negociatat ekzistojnë dhe preferohet më shumë se Pezzell”
“Kushton shumë por nëse paratë e Paqueta do të hynin në arkat kuqezi, Milani do të ishte gati të niste ofensivën për mbrojtësin serb”.
Bakayoko: “Situata është e bllokuar dhe Milani ka filluar të mendojë për një ultimatum. Maldini ka deklaruar se nuk ka asnjë nxitim, por nëse Chelsea nuk ul kërkesat, kuqezinjtë do të kthehen te Soumarè i Lille, një mik i pronarëve kuqezi Elliott”.