Ndizet derbi Milan-Inter në merkato, por Maldini ka dy plane: A dhe B!

Milani është në kërim të dëshpëruar të një mbrojtësi dhe në listën e Paolo Maldinit ka një plan “A” me disa emra (më të shtrenjtë si Milenkovic, Ajer dhe Fofana) dhe një plan “B” me disa emra të tjerë (më të lirë si Nastasic).

PM - Calciomercato Milan - Maldini, obiettivo difensore: le ultime

Gjithçka do të varet nga buxheti, por edhe ecuria në Europë. Në fakt, në ditët e fundit të merkatos, nëse kuqezinjtë do të kenë siguruar kualifikimin në grupet e Europa League, do të duhej medoemos më shumë një fuqizim pasi do të ishin tre kompeticione.

Por, pavarësisht Europës, reparti i prapavijës me Romagnoli, Musacchio dhe tashmë Duarte jashtë, ka nevojë për një afrim të domosdoshëm!

Objektivi dhe dëshira e madhe quhet Milenkovic. Oferta e parë prej 20 mln eurosh është refuzuar nga Fiorentina që nuk bie ende poshtë 40 mln eurove.

Sipas “Corriere della Sera”, Interi bashkohet në garën për mbrojtësin serb. Zikaltërit po përpiqen të shesin Skriniar te Tottenham dhe me paratë e arkëtuara: pak më poshtë se 40 mln euro, mund të futeshin seriozisht për mbrojtësin e Fiorentina.

Maldini dhe Massara duan të shesin Paquetà për të financuar afrimin e Milenkovic, duke shkuar maksimumi te 30 mln eurot bashkë me bonuse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu