“Ndihem perfekt!”… Olivier Giroud sfidon fatin dhe mallkimin (FOTO)

Olivier Giroud është sulmuesi i ri i Milanit. Lojtari francez sapo ka përfunduar ekzaminimet e tij mjekësore dhe së shpejti do të shkojë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën dy-vjeçare që do ta lidhë atë me kuqezinjtë (rreth 3.5-4 mln euro në sezon bashkë me bonuset dhe me një vit opsional shtesë)

“Si ndihem me ngjyrat kuqezi? Perfekt”, ishin fjalët e tij të para, teksa sot pati entuziazëm edhe nga disa tifozë që e pritën jashtë klinikës së Komitetit Olimpik Italian ku edhe mori “dritën jeshile” për t’u federuar si futbollist i Milanit.

Do të jetë ish-sulmuesi i Chelsea (fitues i Champions) dhe kampion bote me Francën në vitin 2018 ai që do të luajë bashkë me Zlatan Ibrahimovic në sulmin kuqezi.

Në fakt, ai do të zërë vendin e Mario Mandzukic, me bindjen se aventura e tij në Milano do të jetë më me fat.

Asnjë bestytni për Olivier Giroud. Siç mund të shihet nga dyqani online i Milanit, lojtari ka vendosur të marrë fanellën me numrin 9.

Një numër shumë i rëndësishëm, i cili vitet e fundit nuk u ka sjellë aspak mirë atyre që e zgjodhën.

Bota e Milanit dhe të gjithë tifozët e saj shpresojnë që Inzaghi më në fund të ketë gjetur trashëgimtarin e tij….

Giroud do të duhet të mposhtë mallkimin që vazhdon prej gati 1 dekade duke ditur se shumë të tjerë përpara tij nuk ia kanë dalë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu