Ndeshje perfekte, Romagnoli pranon gabimet e sezonit të shkuar dhe nuk polemizon stolin

Kuqezinjte fituan 2-0 ndaj Lazio të Sarri me një paraqitje të nivelit shumë të lartë. Ndër protagonistët e ndeshjes sigurisht që është Alessio Romagnoli. Qendrori kuqezi dhe kapiten, autor i një performance të shkëlqyer, foli per Dazn në fund të ndeshjes. Këto janë fjalët e tij:

Në fund të pjesës së parë duartrokitët Theo Hernandez me topin ende në fushë. A është kjo fryma e grupit?

“Ne luajtëm një ndeshje perfekte sot. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne dhamë gjithçka që kishim”.

Si e përjetuat këtë periudhë në një nivel moral, i cili sigurisht nuk ishte e lehtë?

“Unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Vitin e kaluar kam bërë disa gabime, por kjo ndodh.

Sot patëm një ndeshje të mrekullueshme, gjithmonë duhet të përpiqem te jap më të mirën time kur të vihem në dyshim dhe ta vë trajnerin në vështirësi”.

A ëndërroni të ngrini Scudetton si kapiten?

“Herët për të thënë. Jemi në javen e tretë dhe kampionati është shumë i gjatë. Tani le të mendojmë për festen pas ndeshjes së sotme dhe më pas kemi ndeshjen e së mërkurës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu